Njoftim për privatësinë

Kushtet e përpunimit të të dhënave personale për lojën shpërblyese «Luaj me Pico-n».

1. Kush i përpunon të dhënat tuaja

Kontrollues i të dhënave është Jona Med, organizatori i lojës shpërblyese «Luaj me Pico-n». Për çdo pyetje lidhur me privatësinë mund të na kontaktoni në info@jonamed.com ose në numrin +377 44 50 88 55.

2. Cilat të dhëna mblidhen dhe për çfarë qëllimi

Mbledhim vetëm të dhënat që na i jepni në formularin e pjesëmarrjes: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, fotografinë e produktit, fotografinë e kuponit fiskal dhe datën e kuponit. Këto të dhëna përdoren vetëm për administrimin e lojës: verifikimin e pjesëmarrjes, zgjedhjen e fituesve dhe kontaktimin e fituesit. Nuk i përdorim për reklama dhe nuk ju dërgojmë mesazhe marketingu pa pëlqimin tuaj.

3. Baza ligjore

Përpunimi bazohet në pëlqimin tuaj, të dhënë kur e shënoni kutinë e pranimit të kushteve në formular, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pëlqimin mund ta tërhiqni në çdo kohë; tërheqja nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit para saj, por mund të nënkuptojë përjashtimin nga loja.

4. Sa kohë i ruajmë

Të dhënat ruhen për 6 muaj pas përfundimit të fushatës në të cilën keni marrë pjesë — afat i nevojshëm për verifikimin e shortit, dorëzimin e shpërblimit dhe zgjidhjen e ankesave. Pas këtij afati të dhënat fshihen përfundimisht, përfshirë fotografitë e ngarkuara; të dhënat e fituesve mund të ruhen në formë të anonimizuar (pa emër, telefon apo fotografi) vetëm për statistika. Fotografitë e ngarkuara që nuk lidhen me asnjë regjistrim të përfunduar fshihen automatikisht brenda pak orësh.

5. Kush ka qasje

Qasje kanë vetëm administratorët e autorizuar të Jona Med, përmes një paneli të mbrojtur me fjalëkalim dhe verifikim me dy hapa. Të dhënat nuk u shiten dhe nuk u ndahen palëve të treta. Ato ruhen të enkriptuara te ofruesit tanë teknikë (shërbimi i bazës së të dhënave dhe i email-it), të cilët veprojnë vetëm sipas udhëzimeve tona. Fotografitë ruhen në një hapësirë private, jo publike.

6. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin e tyre, fshirjen, kufizimin e përpunimit, si dhe tërheqjen e pëlqimit. Dërgoni kërkesën në info@jonamed.com duke shënuar emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit me të cilin keni marrë pjesë. Përgjigjemi brenda 30 ditësh. Nëse nuk jeni të kënaqur me përgjigjen, keni të drejtë të ankoheni te Agjencia për Informim dhe Privatësi.

7. Siguria

Të dhënat transmetohen përmes lidhjes së siguruar (HTTPS), ruhen me rregulla të rrepta qasjeje dhe fotografitë janë të arritshme vetëm përmes lidhjeve të përkohshme për administratorët e autorizuar. Çdo veprim i administratorit regjistrohet në një ditar të brendshëm.